Një 65-vjeçar i cili u shpall i zhdukur tre ditë më parë, është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia.
Ali Frakulli u denoncua si i humbur, këtë të martë, në emisionin “Pa Gjurmë”, në Report TV. Ai u gjet rreth orës 03:00 të mëngjesit në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Telefonatat që mbërritën gjatë emisionit orientuan saktë vendet ku kishte lëvizur i moshuari. Lajmin e gjetjes së tij e dha i biri, gjatë një lidhjeje telefonike.
“Babai u gjet nga forcat policore dhe më njoftuan në orën 3 të mëngjesit. Kishte humbur rrugën dhe tani është mirë. Babai u gjet tek Gjiri i Lalëzit.
Kishte kërkuar ndihmë tek qytetarët, për të ardhur në Tiranë, por nuk e kishte ndihmuar askush. Telefonatat gjatë emisionit thanë të vërtetën, sepse ai ka qenë në Durrës, nga ku ka marr serum tek ambulanca.
Nga nuk ka qenë këto ditë, madje ka shkuar edhe tek banesa ku rrinim në Golem, pasi kishim shkuar për pushime”, tha ai
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…