Categories: Uncategorized

U vra babai i 4 vajzave, Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas atentatit të Elbasanit

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me atentatin në Elbasan ku u ekzekutua Emiljano Ramazani.

Gazetari Hoxha shkruan se lufta për kontroll të territorit dhe tregun e “të bardhës”, po korr me sukses, viktimat e veta.

Postimi:

“Si ka qene ajo loja, qe luanim kur ishim te vegjel?! Agoj, loje filloj, 5 minuta sa te fshihem…

“Leviz, leviz, ky qerrata qytet. Ere xhepane bie, kudo qe te shkosh”- thane pleqte e Ibrahim Kovaçit, te “I teti ne bronz”… Me ne fund, pasI moren disa goditje te forta rresht, nga “djemte e Dubait”, mbase “ata” te “Tarzanit”, u bene te gjalle… Lufta per kontroll te territorit dhe tregun e “te bardhes”, po korr me sukses, viktimat e veta.

Ekspertet e policise, vazhdojne te mbledhin gezhojat ne vendin e ngjarjes. Ndersa sherbimi zjarrefikes, mbetet ne gatishmeri te plote per te shuar zjarrin e makines se autoreve te atentatit… “Reforma per drejtesi”, ne boten e krimit, eshte ne vijim e siper. Aty nuk ka veting falls me lista partie!!! Aty ka AK-47, pa te drejte apelimi… Kampionati vazhdon…”- shkruan Hoxha.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori” të qytetit ku persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje. 39-vjeçari që u ekzekutua ishte person me precedent penal.

Përveç arrestimin në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe në 2011 për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, por në datën 16 korrik 2012 ai është lënë i lirë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago