Ditën e djeshme u raportua se është vënë lëndë plasëse në makinën e një shtetaseje në Shkodër, por sot policia sqaron se në mjetin e Egla Mirashit, drejtore e Patentave në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, ka rënë zjarr.
Zjarri ka rënë si pasojë e një defekti dhe për pasojë është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës së makinës.
Njoftimi i policisë
Njoftimi nga Policia e Shkodrës
Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se:
Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.
Për pasojë, është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…