Policia e Tiranës ka godtur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…
Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…
Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…
Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…
Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…