Categories: Uncategorized

U premtoi punë e u mori 8 mijë euro, arabi mashtroi dy egjiptianë në Tiranë

Një shtetas arab, i cili u arrestua me bujë, gati një vit më parë, dhe për këtë shkak u vendos nën hetim, vazhdon të mashtrojë qytetarë të shumtë.

Ahmed dhe Fitou, gjenden në Shqipëri prej muajsh, atyre ju premtua nga shtetasi Talal një jetë më e mirë, punë më e mirë dhe sigurisht të ardhura më të mira. Pavarësisht këtij premtimi, të dy vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të pastrehë, të papunë dhe të mashtruar. Ata paguan tetë mijë euro për këtë udhëtim,ndërsa mashtruesi vazhdon të jetë i lirë.

“Duhet të kthehem në Egjipt, s’ka asgjë për të bërë këtu”, shprehet Amar.

Amar punonte bojaxhi në vendin e tij dhe kur ra në kontakt me agjencinë e Talal Ahmed Abu Mayba përmes një ëebsaiti të titulluar “Free Zone Albania”, ju premtua se në Shqipëri kishte mundësi të bëhej biznesmen. Firmosi menjëherë një kontratë.

“Talal më tha mua që unë mund të gjeja punë këtu dhe mund të merrja një pagë të mirë.Nga 1200 deri në 2500 euro.Kështu më tha”, tha ai.

Ku e takuat Talalin?

“E takova Talalin përmes bashkëpunëtorit të tij në një zyrë.Është egjiptian. Dhe me tha që Shqipëria është shumë e mirë, ka jetesë dhe rroga të mira. Dhe kështu unë fillova të aplikoj për dokumentat”, shtoi më tej.

Megjithëse, ndërkohë shtetasi arab Talal gjendet nën hetim dhe me pasaportë të bllokuar asgjë nuk e ka ndalur atë që të përdorë të njëjtën skemë edhe tek egjiptianë të tjerë. Nga tetori 2019 deri tani kanë ardhur në Shqipëri përmes këtij premtimi 19 të tjerë.

“Ai nuk mund të shkojë në Egjipt tani, pasi ka shkaktuar shumë probleme më përpara.Dhe të gjithë e dinë tashmë për të. Ai nuk mund të kthehet dot në Egjipt”, shprehet Amar.

“Më tha hajde këtu, është mirë, është shumë mirë, gjëra të tilla, pastaj kur mori paratë na tha mirupafshim dhe na la”, thotë Ahmed.

Edhe Ahmed dhe Fitou kanë të njëjtin fat si Amar. Por, ndërkohë, Talal gjendet nën masë detyrim paraqitje kurse Prokuroria pohon se është në pritje të letër-porosive, pasi sipas akteve të administruara, pavarësisht indicieve, i dyshuari ka paraqitur kontratat e lidhura, që sipas tij janë çështje civile dhe jo penale. /TCh

të fundit

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…

60 minutes ago

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…

1 hour ago

Rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti, mos neglizhoni këto shenja

Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…

1 hour ago

Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…

1 hour ago

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…

2 hours ago

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…

2 hours ago