Categories: Uncategorized

U kthye nga Italia, Fatos Lubonja mbyllet në karantinë

Analisti Fatos Lubonja ka treguar se është karantinuar në shtëpinë e tij pasi rreth një javë me parë ka mbërritur nga Italia.

Në një lidhje telefonike me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se po qëndron në vetëizolim në banesën e tij.

Lubonja theksoi se ndjehej mirë, por do të qëndronte 14 ditë në vetëizolim, sipas vendimit të fundit të qeverisë në kuadër të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e Koronavirusit.

“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”.

Ndër të tjera Lubonja tha se ndaj këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe Shqipëria mund të futet në kolaps.

“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare”, vijoi ai.

Dhe në fakt, kush nuk vetë-karantinohet pas mbërritjes nga vende ku është shfaqur Koronavirusi, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse del jashtë shtëpisë.

të fundit

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

8 minutes ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

12 minutes ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

43 minutes ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

51 minutes ago

VIDEO/ Debutim ëndrrash për ish-lojtarin e Interit, festë me shqiponjë në Francë për të përshëndetur partneren e tij

Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…

1 hour ago

“Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një darkë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: L*ftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…

1 hour ago