Categories: Uncategorized

Dashuri e re me Ramën? Përgjigjet Meta pas kritikave të forta

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta u pyet për marrëdhënien me kryeministrin Rama.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se ka nevojë për të dhënë mesazhe bashkëpunimi kudo sepse “kjo pandemi nuk bën dallime”.

Meta u shpreh se vërejtjet për situatën i ka shprehur si në mënyrë publike ashtu edhe institucionale, ndërsa shtoi se vendosja e theksit tek mangësitë në këtë situatë, sipas tij, nuk është rruga më e mirë për të adresuar problemet.

“Nuk do të doja të flisja për dashuri në kohë të vështira. Bëhet fjalë për një ushtrim të përgjegjshëm të përgjegjësive të mia si President. Vërejtjet që kamë pasur për këtë situatë i kam bërë në masën e duhur publike, por edhe jo publike.

Nëse dikush mendon se unë në këtë situatë duhet të vë theksin tek mangësitë, nuk e mendoj se kjo është rruga më e mirë për të ndihmuar në adresimin e problemeve dhe mendoj që ka nevojë për të dhënë mesazhe bashkëpunimi kudo sepse kjo pandemi e kemi parë që nuk bën dallime”, tha Meta.

të fundit

Liverpooli “çmendet” për Isakun, gati t’i ofrojë 177 milionë euro Newcastleit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë…

47 minutes ago

Horoskopi 19 qershor 2024, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por…

57 minutes ago

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin…

1 hour ago

VIDEO / Juventusi mysafirë të Donald Trump, presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat…

1 hour ago

Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që…

1 hour ago

VIDEO / Shikoni si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli, goli dhe karton i kuq nga perspektiva e tij

Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi…

1 hour ago