Categories: Uncategorized

U kap me lëndë narkotike në makinën luksoze? Reagon e ëma e Oriola Marashit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në rrjet qarkullo lajmi se modelja shumë e njohur shqiptare Oriola Marashi ishte shoqëruar nga nga policia në datën 08 shkurt pasi ju gjet dhe iu bllokua “me cilesinë e proves materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, sipas “Panorama”.

Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti.

Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

Ndërkohë, pas lajmit ka reaguar edhe mamaja e saj.

Nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online shprehet se gjthçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka sesi të jetë ndaluar nga policia mbrëmë, pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë, shkruan gazeta Shqiptare.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur ti ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtet”, ka thënë Jakaj për Gazeta Shqiptare, duke i dhënë fund lajmit që ka shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale.

të fundit

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

29 seconds ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

17 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago