Atleti nga Kosova Fikret Shatri, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Atleti tregoi eksperiencën e tij të vrapimit, nga Prishtina në Tiranë, gjë të cilën e ka realizuar në fillim të korrikut.
Por gjatë bisedës në dritë doli dhe një histori tjetër e tij. Atleti rrëfeu se ushtarët serb, e kanë burgosur dhe ai me pak “dinakëri” mundi të arratisej.
“Kur na kapën si ushtarë na prangosën, na futën në dhomat e hetuesisë së policisë serbe në qytetin e Pejës, sepse isha në zonën e Dukagjinit në atë kohë.
Kisha shkuar si student për t’u inkuadruar në radhët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte një tavolinë dhe ata harruan kërbaçit me të cilin na dhunonin. Punëtori i sigurimit serb, hoqi çelësin nga xhepi i vogël i pantallonave dhe e vendosi shumë larg meje.
Mirëpo fati im ishte që kërbaçi ishte i gjatë dhe e afrova çelësin. Diku nga mëngjesi u hodha nga kati i tretë, u arratisa.
Shpëtova pa i thyer këmbët dhe duart por isha i gjakosur për shkak se ishte asfalt dhe kishte guraleca poshtë. Sot jam gjallë dhe ja ku jemi, kisha fatin e tillë”, u shpreh Shatri.
TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…