Categories: Uncategorized

U gjet pa jetë në park, flet e ëma Brunilda Kovaçit: Dua ndihmë për të sjellë trupin

Një ngjarje e rëndë tronditi Francën por edhe Shqipërinë ditën e Krishtlindjes kur një shqiptare u gjet e masakruar në një park të Mugins në afërsi të Kanës.

Në studion e “Shqipëria Live” në TCH ishte nëna e saj Fatimja, e cila tha se kur dëgjoi në lajme se vajza e saj shfrytëzohej për prostitucion ka qarë, duke konsideruar këtë si një të pavërtetë të madhe.

Të lidhura

None found

Me peshën e varfërisë, Fatimja, nëna e Brunilda Kovaçit 37 vjeçares që humbi jetën në Francë kërkon ndihmë për të sjellë trupin.

Ajo është njohur me procedurat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas së cilës pasi mbyllen hetimet dhe jepet dakordësia për përcjelljen e trupit në Shqipëri është familja që duhet të bëjë pagesën e agjencisë mortore, e më pas bëhet kompensimi nga shteti.

Por, Fatime Kovaçi thotë se nuk ka asnjë mundësi për të bërë pagesa, ndërsa këmbëngul në kthimin e trupit, duke dashur që vajza e saj të prehet në varrezat e Beratit, e ku thotë se e ka më të lehtë për t’i dërguar një tufë me lule e ta kujtojë.

Një tjetër problem që u ngrit në studio, ku nuk munguan edhe dëshmi të tjera të familjarëve të viktimës, por edhe nga Franca ishte edhe e ardhmja e djalit që ajo kishte në Francë. Sipas informacioneve që mbërritën nga Franca djali aktualisht qëndron në qendrat e rehabilitimit dhe se babai i fëmijës, që e ka njohur atë, kërkon të mbetet atje.

Nëna e Brunildës thotë se nëse djali i mitur do të vijë në Shqipëri, atëherë shteti duhet t’i lidhë një pension, sepse në të kundërt e ka të pamundur për ta rritur. E vetmja kërkesë e nënës së vajzës së vrarë në Francë ishte për biznesmenë, që ta ndihmonin për ta sjellë trupin në vendlindje./tch

të fundit

Bogojeski kundërshton propozimin e Shasivarit për provimin e jurisprudencës në shqip

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,…

10 minutes ago

Traktori përfundon jashtë rruge në Pehçevë, humb jetën 66-vjeçari

MPB njofton se një traktor ka dalur nga rruga në Pehçevë, në të cilën ka humbur jetën një 66-vjeçar."Më 21.10.2026…

12 minutes ago

KGjK-ja jep dritën jeshile për marrëveshjen me AKKVP-në, kërkohet garantimi i zbatimit

Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave për trajtimin e kërkesave pronësore dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimit, u ngrit…

16 minutes ago

Ekspertët për gjykatat kushtetuese: Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por nuk e zëvendëson gjyqtarin

Në 17-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa diskutuan për standardet ndërkombëtare, mbrojtjen e të…

17 minutes ago

Poyet: Palmer mund të bëhet një figurë e nivelit të Hazardit dhe Zolas te Chelsea

Legjenda e Chelseat, Gus Poyet, beson se Cole Palmer mund të arrijë të njëjtat nivele si ikonat e klubit Eden…

19 minutes ago

Të rinjtë refuzojnë sërish Ramën për dialog, studentët përmbysin gurët e betonit para Kryeministrisë

Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë përmbysur blloqet e betonit…

19 minutes ago