Categories: Uncategorized

U futën emrin në listën për shembjen e teatrit, Ema Andrea dhe Kozeta Kurti: S’kemi firmosur asgjë!

Peticioni i ri i artistëve që kërkojnë Teatër të ri, te godina aktuale, të publikuar në mënyrë të beftë dje në media, duket se i ka kapur në befasi disa prej emrave të renditur në të.

E kontaktuar, gazetarja Kozeta Kurti, e punësuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u shpreh e habitur që emri i saj gjendej mes atyre të artistëve të tjerë.

“Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej me GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP-së”, tha ajo.

Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri duket edhe aktorja Ema Andra, e cila e kontaktuar nga “Panorama” , thotë se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion.

Aktorja më tej, tregon se qëndrimi i saj është për një teatër të ri, por nuk i mëshon shembjes së godinës aktuale(pra jo siç thuhet në peticion “domosdoshmërisht në atë kompleks”).

“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë”, thotë ajo, duke shtuar se nuk është e rëndësishme, se në cilin truall do të jetë. Për sa i përket shembjes së godinës aktuale, ajo shprehet se:

“Pse duhet folur për shembje, kur puna është se duhet ndërtuar. Për më tepër, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.

Ndërsa e pyesim nëse do të ishte dakord për ndërtimin e një godine të re, në një tjetër truall, aktorja përgjigjet: 12 le të ndërtohen! /Panorama

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

2 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

3 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

3 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

3 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

4 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

4 hours ago