Categories: Uncategorized

U drejtohet shqiptarëve me Kuranin e Biblën, Rama tregon a beson në Zot?

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku si rrallë herë më parë ka folur në lidhje me besimin e tij.

I pyetur nëse është besimtar, kreu i qeverisë nuk pranoi të përgjigjej duke e konsideruar si diçka personale.

Të lidhura

None found

Rama pranoi që ka lexuar librat fetar si Bibla dhe Kurani, duke u shprehur se i çmon shumë.

Ai tha se ka filluar t’i lexojë këto libra gjatë kohës kur Shqipëria u trondit nga tërmeti 6,4 ballë më 26 nëntor.

Më tej ai u pyet nëse besonte apo jo në Zot. Kryeministri u përgjigj në mënyrë të tërthortë, duke pranuar se ka “diçka” mbi ne, por se secili është i lirë sipas tij që ta quajë si të dojë.

Pjesë nga intervista:

Një nga gjërat që ka bërë përshtypje zoti Rama, ka qenë që ju herë pas here keni përdorur ca referenca biblike, kuranike, referenca nga librat e shenjtë. Keni synuar që nëpërmjet këtyre referencave ta përcillni mesazhin tuaj te publiku në mënyrë sa më të plotë, apo janë gjëra që ju i besoni edhe vetë?

“Pa diskutim që janë gjëra që unë i çmoj shumë vetë edhe burojnë nga leximet e mia dhe ndarja e tyre me publikun është një nevojë dhe një kënaqësi. Pra, nevojë sepse ato thënie i përshtaten sipas meje këtij momenti të caktuar, sidomos në këtë fazë. Këtë gjë kam filluar ta bëj gjatë tërmetit, kur realisht isha më i fokusuar, apo i kushtoja më shumë vëmendje librave të shenjtë dhe e bëj edhe tani”.

Çfarë marrëdhënie keni me besimin? Jeni besimtar?

“Është diçka që e kam shmangur gjithmonë në publik, sepse mendoj është shumë personale edhe prandaj nuk kam dëshirë që të flas për këtë pjesë”.

Ju besoni që Bibla dhe Kurani janë libra të diktuar nga Zoti në rastin më të keq, ose të shkruara nga ai në rastin më të mirë?

“Jo Bibla dhe Kurani janë libra të shkruar nga njerëzit, nuk janë të shkruara nga Zoti. Por reflektojnë në faqet e tyre themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe të qytetërimit ku ne jetojmë sot. Dhe nga ana tjetër pa diskutim që janë libra të cilët kurrë nuk mund t’i lexosh dot deri në fund, sepse gjithmonë gjen një shtresë tjetër në atë që lexon”.

Duhet të ketë shumë njerëz që janë kureshtarë, por ju refuzoni t’i përgjigjeni pyetjes nëse ju besoni që ka një zot apo jo?

“Varet. Secili sipas meje duhet të jetë i lirë ta quajë si të dojë dhe t’i referohet si të dojë, por që ka një rregull…një rregullsi mbi kokat tona, unë këtë nuk e vë në dyshim. Edhe do t’ju kujtoja një nga shprehjet më të bukura të Kantit kur thotë që “Qielli me yje mbi ne, morali brenda nesh”.

të fundit

ISHP: 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 të vdekur

Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27…

1 minute ago

Erjon Vishkullit i shpëtohet syri i majtë pas ndërhyrjes së suksesshme në Romë

Erjon VishkulliMinistrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë nga Italia, duke bërë me dije se Erjon Vishkulli…

2 minutes ago

Familja e Arlinda Zekajt proteston në Prishtinë, kërkohen drejtësi dhe dorëheqje të ministrave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

12 minutes ago

Flavio Bolsonaro mbërrin në Miami pas largimit nga Brazili; SHBA pritet t’i japë viza familjes

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...]Read More...

14 minutes ago

Prishtinë: Protestë për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe kundër dhunës ndaj grave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

23 minutes ago

Policia e qëlloi me p*umb gome në sy, ministrja e Shëndetësisë: Operacioni në Romë i Erjon Vishkullit shkoi me sukses! Rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…

26 minutes ago