Categories: Uncategorized

U drejtohet shqiptarëve me Kuranin e Biblën, Rama tregon a beson në Zot?

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku si rrallë herë më parë ka folur në lidhje me besimin e tij.

I pyetur nëse është besimtar, kreu i qeverisë nuk pranoi të përgjigjej duke e konsideruar si diçka personale.

Rama pranoi që ka lexuar librat fetar si Bibla dhe Kurani, duke u shprehur se i çmon shumë.

Ai tha se ka filluar t’i lexojë këto libra gjatë kohës kur Shqipëria u trondit nga tërmeti 6,4 ballë më 26 nëntor.

Më tej ai u pyet nëse besonte apo jo në Zot. Kryeministri u përgjigj në mënyrë të tërthortë, duke pranuar se ka “diçka” mbi ne, por se secili është i lirë sipas tij që ta quajë si të dojë.

Pjesë nga intervista:

Një nga gjërat që ka bërë përshtypje zoti Rama, ka qenë që ju herë pas here keni përdorur ca referenca biblike, kuranike, referenca nga librat e shenjtë. Keni synuar që nëpërmjet këtyre referencave ta përcillni mesazhin tuaj te publiku në mënyrë sa më të plotë, apo janë gjëra që ju i besoni edhe vetë?

“Pa diskutim që janë gjëra që unë i çmoj shumë vetë edhe burojnë nga leximet e mia dhe ndarja e tyre me publikun është një nevojë dhe një kënaqësi. Pra, nevojë sepse ato thënie i përshtaten sipas meje këtij momenti të caktuar, sidomos në këtë fazë. Këtë gjë kam filluar ta bëj gjatë tërmetit, kur realisht isha më i fokusuar, apo i kushtoja më shumë vëmendje librave të shenjtë dhe e bëj edhe tani”.

Çfarë marrëdhënie keni me besimin? Jeni besimtar?

“Është diçka që e kam shmangur gjithmonë në publik, sepse mendoj është shumë personale edhe prandaj nuk kam dëshirë që të flas për këtë pjesë”.

Ju besoni që Bibla dhe Kurani janë libra të diktuar nga Zoti në rastin më të keq, ose të shkruara nga ai në rastin më të mirë?

“Jo Bibla dhe Kurani janë libra të shkruar nga njerëzit, nuk janë të shkruara nga Zoti. Por reflektojnë në faqet e tyre themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe të qytetërimit ku ne jetojmë sot. Dhe nga ana tjetër pa diskutim që janë libra të cilët kurrë nuk mund t’i lexosh dot deri në fund, sepse gjithmonë gjen një shtresë tjetër në atë që lexon”.

Duhet të ketë shumë njerëz që janë kureshtarë, por ju refuzoni t’i përgjigjeni pyetjes nëse ju besoni që ka një zot apo jo?

“Varet. Secili sipas meje duhet të jetë i lirë ta quajë si të dojë dhe t’i referohet si të dojë, por që ka një rregull…një rregullsi mbi kokat tona, unë këtë nuk e vë në dyshim. Edhe do t’ju kujtoja një nga shprehjet më të bukura të Kantit kur thotë që “Qielli me yje mbi ne, morali brenda nesh”.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

36 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

49 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago