Ditën e sotme në Aeroportin e Riansit u dha alarmi, që fillimisht u dyshua si sulm me bombë.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar pas alarmit të dhënë duke thënë se alarmi i sigurisë i ndezur sot ka qenë një test i fshehtë sigurie me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.
“Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.
Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.
Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, thuhet në reagimin e AAC.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…