Categories: Uncategorized

U dëbua nga Shqipëria, Turqia merr masën e parë ndaj mësuesit Harun Çelik

Me të mbërritur në vendin e tij pas deportimit nga Shqipëria, Gjykata në Turqi ka dhënë masën e paraburgimit për të dyshuarin e organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.

Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”. Më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Pavarësisht se ka pretendime se depërtimi i Çelik në drejtim të Turqisë, bëhet jashtë ligjit dhe në shkelje të Konventave Europiane, policia e shtetit deklaron se gjithçka është kryer konform ligjit.

Sipas Policisë Çelik para 6 muajsh ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze, dhe për këtë ka vuajtur dënimin në Shqipëri, dhe më pas nuk ka kërkuar azil.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal në Turqi.

të fundit

Maqedonia barazon 1-1 ndaj Belgjikës

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi 1-1 ndaj favoritit Belgjikës, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” për kualifikimet…

12 minutes ago

Bayerni fut në marrëveshje Kim Min-jae për yllin e Milanit, por kërkohen edhe miliona shtesë

Milan po tregon interes për mbrojtësin e Bayern Munich, Kim Min-jae, sipas “Gazzetta dello Sport”. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar është lidhur me…

41 minutes ago

Masakër në Napoli! Nuk morën para nga pensioni i nënës së tyre, dy vëllezër mbysin me jastëk babain dhe e fshehin trupin brenda një arke

Dy vëllezër, 34 dhe 42 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Quarto, pranë Napolit, me akuzën e vrasjes së babait…

53 minutes ago

“Më jepni 100 euro, ndryshe…”, shqiptari dështon në vjedhjen e biçikletave, u kërkon pronarëve ‘kompensim’

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën…

1 hour ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor. Makina…

1 hour ago

Dominim dhe fitore me pesë gola në shtëpi, Kosova e bukur në fushë përmbys Armeninë

Kosova ka treguar karakter dhe ka përmbysur Armeninë në një miqësore emocionuese në “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë përfundoi 2-1…

2 hours ago