Categories: Uncategorized

U arrestuan në operacionin e bujshëm, lihen në burg 5 pjestarët e grupit të trafikut të drogës

Pesë të arrestuarit mbrëmjen e djeshme janë lënë në burg pasi morën pjesë në trafik ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit janë E. D., 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Të lidhura

None found

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/ Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias E. D., 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit: Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji. Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.

të fundit

Braçe: Ministrat që rrezikojnë buxhetin duhet të largohen, përqendrimi i pasurisë kërcënon demokracinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një sërë shqetësimesh gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, duke kërkuar…

4 seconds ago

Rriten çmimet e produkteve bujqësore, kostot në sektor shtohen gati 10 për qind

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

2 minutes ago

Janevska: UNICEF na mbështet për optimizimin e shkollave dhe kalimin në mësim me një turn

"Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përvoja pozitive nga vendet…

2 minutes ago

Pavarësisht formës më të dobët të karrierës, Real Madridi nuk e shet Vinicius në janar

Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë Vinicius Juniorin, as gjatë afatit kalimtar të janarit dhe as në të ardhmen,…

2 minutes ago

Jakup Krasniqi i jep fund qëndrimit në Kosovë, niset i shoqëruar nga Policia mes thirrjeve “UÇK

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa largimi i tij është përcjellë nga prania e Policisë dhe…

3 minutes ago

Ministria detyron Komunën e Skenderajt për pastrimin e lumit Klina

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…

13 minutes ago