Ditën e sotme u vu në pranga një nga personat e shpallur ne kerkim ne kuader te operacionit policor Vol-Vo 4.
Bëhet fjalë për ish-shoferin e ish-kreut te Burgjeve, Arben Çuko. 52 vjeçari u identifikua si Qerim Musha.
Ai ishte person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Kujtojme se Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar nen të njejtën akuzë. Ai u lirua bashke me Arben Ndoken me 15 nentor 2018, pasi gjykata vendosi te ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arret shtëpie”.
Ai u arrestua pas disa pergjimeve ne te cilat doli emri i tij, pikerisht ne pergjimet e grupit Avdylaj. Çuko u akuzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro, si dhe i përfshirë ne biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…