Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Korçë ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një furgon “Volsëagen” të Postës Shqiptare.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga aksidenti mësohet të ketë mbetur i plagosur rëndë shoferi i furgonit, një 35-vjeçar me iniciale K.P..
None found
Policia bën me dije se 35-vjeçari kishte mbetur i bllokuar keq në furgon, saqë zjarrfikësja ishte detyruar ta presë mjetin për ta nxjerr jashtë dhe më pas transportuar drejt spitalit.
Pas disa orëve mjekim në spitalin e Korçës, shoferi i postës është transportuar me helikopter drejt Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ndërkaq, bëhet me dije se shoferi tjetër i ‘’Benz-it’’, N.S, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volksëagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…
FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…