Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump foli të premten me konfidencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine.
Ai konfirmoi se synimi i vendosur nga qeveria amerikane është për të pasur një vaksinë deri në janar të vitit 2021.
Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ia dalin “me apo pa vaksinën”.
I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.
Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.
I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.
Operacioni “Warp Speed” do të bashkojë institucionet publike dhe agjencitë qeveritare, me kompanitë private që do të punojnë për masat ndaj koronavirusit. Zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine do të jetë një pjesë kryesore e punës së këtij organizmi.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për këtë qëllim, nëpërmjet fondeve shtesë, përfshirë edhe nëpërmjet ligjit të fundit CARES për masat ndaj situatës së pandemisë./VOA
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga…
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve, një person…
Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një…
Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për planin e masave të qeverisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Rama…
Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 2 orë në Parkun Kombëtar “Shebenik”, në zonën…