Categories: Uncategorized

Trondit nëna e 17-vjeçares: Si ma shfrytëzuan vajzën të shiste trupin

Një histori rrëqethëse dhe një dramë që jetohet dy herë nga dy pesona të ndryshëm, por që kanë të përbashkët skamjen dhe varfërinë.

Ndërsa nëna hapi zemrën dhe tregoi historinë e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 , të njëjtat gjëra duket se i ka përjetuar edhe vajza e saj.

Gruaja është ngacmuar seksualisht dhe i është dashur të shesë trupin për të mbijetuar, ndërsa vajzën ia kanë ngacmuar dhe prostituuar njerëz të tjerë, që falë ndërhyrjes së saj janë tashmë pas hekurave.

“Ma solli çupën në shtëpi një vajzë dhe më tha e kishte shoqe. Ajo më tha se po e ndihmonte vajzën time të linte drogën. Unë e dallova që ajo ishte një vajzë e keqe. Vajza ime kishte 2 vite që merrte drogë. Mbyllej në kuzhinë dhe përdorte lugët dhe e merrte edhe me dhunë.

Ky çift vinte e merrte vajzën shumë herë në shtëpi. E kuptova çfarë po ndodhte dhe mora policinë në telefon.

Çifti e dhunonte vajzën, e torturonin. Iu përgjërohesha të mos ma preknin vajzën. Iu thoja e kam lindur 2 kile mish, mos ma përdorni vajzën. Ata me thoshin “pse ti do ta punosh këtë”. Kur lajmërova policinë ata e mbajtën peng vajzën 1 javë. E gjeti policia në rrugë dhe e morën. Shkova e denoncova në polici dhe më pas ata u arrestuan dhe vajza shkoi në qendër. Kam folur në telefon me të, më thotë kam frikë të jetoj sërish me ta”, rrëfeu ajo.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

19 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

27 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

53 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago