Categories: Uncategorized

Tritan Kalo ka një sqarim publik: Shpik një rrenë të mirë

Mjeku i njohur Tritan Kalo, që është edhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve, ka bërë një sqarim publik lidhur me protestën e shoqatave të Transportit Publik.

Duke iu referuar protestës dhe raportimeve, mjeku Kalo shprehet se Komiteti i Ekspertëve nuk ka rol vendimarrës në këtë situatë.

Statusi

KOHË KOVIDIANE …I DETYRUAR për të bërë një SQARIM shterues për mediat vizive, ato të shkrojtura, zëdhënësit e funksionarët e Ekzekutivit, si dhe për Publikun e gjërë…Mervyn LeRoy shprehet se: “Shpik një rrenë të mirë e njerzit do ta marin për ar të kulluar.”…

Në Deklaratën e sotme në lidhje me një protestë të punonjësve të Transportit Publik para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjitikës (MIE), në të gjitha kanalet televizive dhe në shumë media u theksua se “Komiteti i Ekspertëve ka vendosur se…”….Mqse NUKU është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë, unë jam i detyruar t’ju sqaroj për hir të së vërtetës faktike se:

”Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i Ri” i ngritur me Vendimin Nr. 566 të datës 31.01.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale (MShMS) ku edhe unë bëj pjesë, është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me Mirëmënaxhimin e këtij infeksioni si dhe për Monirtorimin e tij…..Ai u ngrit kur infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ishte deklaruar në Shqipëri, si dhe kur ai ende nuk ishte shpallur si Pandemi nga OBSH.…

NUK ka asnjë GËRMË të vetme në të, që të shprehet se ky KOMITET KËSHILLIMOR dhe SUGJERUES për veprime dhe masa të cilat duhen ndërmarë për mirëkontrollimin e mirëmenaxhimin e sfidës Sars-Cov2/Covid-19, ka edhe atribute VENDIM-MARRËSE/LEGJILATIVE….Një tagër i tillë i VENDIM-MARJES është vetëm e vetëm një atribut i Organeve të Ekzekutivit aktual….

NËSE gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, POR nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga Legjislacioni Shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e Ligjshme dhe e dënueshme në përputhje me Ligjet në Fuqi…

Kontributi ynë si specialistë në këtë Komitet është thjesht një kontribut Profesional dhe mbi baza VULLNETARE pa as më të voglin përftim monetar, sikundër ndodh aktualisht në Komisionet Parlamentare ose në Bordet e ngritura prej Ekzekutivit ….Ju faleminderit për mirëkuptimin, Dr. Tritan Kalo.

të fundit

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë. Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas…

15 minutes ago

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…

58 minutes ago

“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë…

1 hour ago

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një…

1 hour ago

Salianji i pranishëm në protestë: Skandalet e Ballukut ndhe AKSHI-t treguan se gjithçka në këtë vend bëhet për interesa personale!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.…

2 hours ago

FOTO/ Pak minuta para protestës kombëtare te Kryeministria, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…

2 hours ago