Categories: Uncategorized

Tre raste të reja me COVID-19 në Elbasan, infektuar edhe zv. drejtorja e një banke

Tre raste të reja me CoVid 19 dyshohet të jenë në Elbasan.

Bëhet fjalë për një zonjë rreth 53 vjeçe N. M dhe dy vajzat e saj.

Ndërsa bashkëshorti i zonjës ka dalë negativ.

Mësohet se zonja është zv drejtore në një banke të nivelit të dytë.

Nesër pritet të vendosen hapat në vijim për punonjësit e tjerë të bankës.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 152 persona, nga të cilët ka pasur 16 raste të reja me Covid 19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 259.

Deklarata e plotë e Silva Bino:

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 140 raste

– Durrës 29 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

të fundit

Zyrtare / Simone Inzaghi emërohet trajner i ri i Al-Hilal, klubi e prezanton si “gjeniun italian”

Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite Al-Hilal, e cila e prezantoi me entuziazëm si “gjeniu italian”.…

6 hours ago

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.…

6 hours ago

Horoskopi 5 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here…

7 hours ago

Telefonata Trump-Putin/ Reagon Zelenskyy: Nëse të fuqishmit nuk e ndalojnë Putinin, ndajnë përgjegjësinë me të

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.…

7 hours ago

Publikohet imazhi i parë i Inzaghit si trajner i ri i Al-Hilal pas largimit nga Interi

Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…

7 hours ago

Sylvinho “fiksohet” me Superioren, një tjetër futbollist i bashkohet Kombëtares para Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…

7 hours ago