Ashtu siç urdhëroi ministrja e Arsimit në nisjen e procesit zgjedhor për drejtuesit në universitete, fiks dy muaj përpara datës së zgjedhjeve, universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, ka rregulloren e tij.
Dokumenti ka marrë miratimin e senatit akademik në ditën e parë të kësaj jave, më 10 shkurt (data 9 i bie e diel), ndërsa zgjedhjet janë caktuar më 9 prill. Ndonëse nuk është depozituar ende asnjë kërkesë në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, në mjediset akademike tre janë emrat që përfliten se do të vetëkandidohen.
None found
Rektori aktual Mynyr Koni do të ndërmarrë edhe një herë këtë sfidë duke kandiduar përballë Artan Hoxhës, dekanit të Fakultetit të Drejtësisë si dhe pedagoges së Ekonomikut, Kozeta Sevrani.
Të tre këta mësohet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.
Përveç përvojës në mësimdhënie prej minimalisht 5 vitesh, kushtet janë të njëjta edhe për dekanët.
Këta të fundit, duke qenë të rinj në këtë detyrë, do të kërkojnë nga kolegët e tyre dhe studentët edhe një mandat, në të pesë fakultetet, përveç atij të Drejtësisë që aspiron për më lart. Zgjedhjet e këtij viti do të jenë të dytat që mbahen pas hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…
Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…
Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…
Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…
Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…