Categories: Uncategorized

Tragjedia në Kombinat, xhaxhai i motrave Josifi paralajmëroi 3 javë më parë ngjarjen e rëndë

Ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të Zhaneta dhe Anisa Josifit, duket se nuk e kanë paralajmëruar në polici vetëm fqinjët, por edhe familjarët e tyre. Tre javë para se të gjendeshin të vdekura nga policia, në ambientet e komisariatit numër 6 në Kombinat është paraqitur edhe kunati i Zhanetës, xhaxhi i dy vajzave të saj, Anisës dhe Blertës.

Burime zyrtare të policisë sqaruan se shqetësimi i tij për shkak se prej më shumë se një viti nuk kishte takuar mbesën, Anisën, e kishte detyruar që të trokiste në dyert e policisë. Ai i tha uniformave blu se vajza kishte kohë që nuk i përgjigjej në telefon, ndërsa herën e fundit që kishte shkuar në banesën e tyre, kunata, Zhaneta, bashkë me të bijën Blertën, nuk e kishin lënë të futej në shtëpi, duke u thënë “jemi mirë, nuk kemi nevojë për asgjë”.

Të lidhura

None found

Por, pavarësisht se policia, për disa herë më radhë është vënë në dijeni të sjelljeve të çuditshme të tre grave të familjes Josifi, janë mjaftuar vetëm me përgjigjen e kryefamiljares së kësaj shtëpie, se ishin mirë, dhe asnjë ditë nuk kanë mundur të futen brenda banesës për të kërkuar më shumë se çfarë po ndodhte me vajzën e vogës, Anisën.

Mbrëmjen e 2 korrikut, ajo u gjet e dekompozuar në dhomën e gjumit. 30 vjeçarja mendohet të ketë disa muaj që ka ndërruar jetë si pasojë e mosushqyerjes. Po me pretendimin e besimit në ringjallje, policia gjeti të pajetë edhe nënën e saj, Zhanetën 56 vjeçe, e cila kishte pak ditë që kishte ndërruar jetë. Ndërsa në gjendje të rëndë, u dërgua në spital vajza tjetër, Blerta, 34 vjeçe. Dëshmia e kësaj të fundit, pritet të hedhë dritë edhe më shumë për grupin hetimor rreth rrethanave të ngjarjes. Policia dhe Prokuroria kanë nisur tashmë edhe një hetim për sektet fetare, pasi tre gratë frekuntonin njërën prej tyre.

të fundit

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

5 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

11 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

11 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

11 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

12 minutes ago

Danimarkë, 149 persona mbajnë për katër muaj në mashtrim një komedian, përfshirë miqtë e tij

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

12 minutes ago