Ditën e djeshme Bejrut u shkretua nga një shpërthim i fuqishëm i cili ka shkaktuar 108 viktima, e mbi 4000 të plagosur.
Pas tragjedisë, një e mbijetuar ka rrëfyer përjetimin e saj dhe “luftën” për të shpëtuar bashkëshortin e mbetur nënë rrënoja.
None found
Chadia Elmeouchi-Noum ka treguar për BBC se si ajo ka vrapuar mes xhamave të thyer për të shpëtuar bashkëshortin e saj, Anthony. Ky i fundit kishte mbetur i izoluar nën rrënoja pas shpërthimit.
“Kishte xhama kudo, por nuk më interesonin dhimbjet e shkaktuara, për mua e rëndësishme ishte të shpëtoja burrin. E gjeta mes rrënojave.
Ai nuk reagonte, kishte gjak kudo. Burri kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi kokë.
I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa që të ndaloja gjakderdhjen, por ishte e kotë. Kërkova ndihmë, por askush nuk arriti të më dëgjonte”, tha ajo.
Ajo shton më tej, se një i huaj i kishte ofruar ndihmë dhe me makinën e tij e kishte dërguar burrin në spital.
“Rrugët ishin të shkreta. Kishte njerëz kudo. Ne e dërguam në spital Anthonyn dhe disa minuta më vonë ata e futën në dhomën e urgjencës e nuk na lejuan që të futeshim brenda.
Ata u përpoqën që të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, deklaroi ajo.
Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, pas një muaj mungesë pas vendimit…
Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë koatike. Policia u vendos kordon dhe…
Pas vendosjes para Ministrisë së Brendshme, protestuesit tashmë kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbasanit. Ata kanë hyrë në kundravajtje…
Këtë të hënë, qytetarët e mbledhur para Parlamentit kanë vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar sloganet…
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Komisionin Evropian për gjobën e lartë që vendosi ndaj Alphabet, kompanisë mëmë të Google-it.…
Ditën e sotme, situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. Bëhet me dije se policia ka…