Ditën e djeshme Bejrut u shkretua nga një shpërthim i fuqishëm i cili ka shkaktuar 108 viktima, e mbi 4000 të plagosur.
Pas tragjedisë, një e mbijetuar ka rrëfyer përjetimin e saj dhe “luftën” për të shpëtuar bashkëshortin e mbetur nënë rrënoja.
Chadia Elmeouchi-Noum ka treguar për BBC se si ajo ka vrapuar mes xhamave të thyer për të shpëtuar bashkëshortin e saj, Anthony. Ky i fundit kishte mbetur i izoluar nën rrënoja pas shpërthimit.
“Kishte xhama kudo, por nuk më interesonin dhimbjet e shkaktuara, për mua e rëndësishme ishte të shpëtoja burrin. E gjeta mes rrënojave.
Ai nuk reagonte, kishte gjak kudo. Burri kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi kokë.
I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa që të ndaloja gjakderdhjen, por ishte e kotë. Kërkova ndihmë, por askush nuk arriti të më dëgjonte”, tha ajo.
Ajo shton më tej, se një i huaj i kishte ofruar ndihmë dhe me makinën e tij e kishte dërguar burrin në spital.
“Rrugët ishin të shkreta. Kishte njerëz kudo. Ne e dërguam në spital Anthonyn dhe disa minuta më vonë ata e futën në dhomën e urgjencës e nuk na lejuan që të futeshim brenda.
Ata u përpoqën që të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, deklaroi ajo.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…