Toka e të pabesëve
“Hë më, se dava turku ishte!”. Kjo është përgjigjia informale që merr nga kryeqeveria, nëse interesohesh për një mësues, të cilin e dëbuan dhe e dorëzuan drejt e në duart e antiterrorit të Turqisë. Personi në fjalë quhet Harun Çelik dhe ka bërë një faj të rëndë, i cili e klasifikon atë si terrorist; ai ka shkarkuar një aplikacion (app) që quhet “By Lock”. Kjo app përdoret gjithsej nga 200-300 mijë njerëz në këtë tokë dhe sipas autoriteteve turke janë të gjithë terroristë të Lëvizjes Gulen.
None found
Katër fëmijët e Harunit u rrekën të preknin telat e qeverisë duke u lutur nga Kazakistani që mos ta dorëzonim babain e tyre, por ndjenjat në Tiranë janë si tel violine, që lëshojnë zë, vetëm nëse i duhen pushtetit.
Tani, le t’i kthehemi shprehjes së mirënjohur “Hë më, se dava turku ishte!”. A duhet ta çajmë kokën me gjithë mend se çfarë ndodhë në një vend, të cilin Rilindja na e ka përzgjedhur aleat strategjik, pra na e shet me të njëjtën monedhë si kemi Shtete e Bashkuara? Por, edhe nëse nuk i çajmë fort kryet, sikundër ndodh rëndom me shqiptarinë a duhet të shqetësohemi disi për mëvetësinë e vendit tonë, intregritetin e tij. Bashkë me Harunin ky vendim i qeverisë është dorëzim i pavarësisë së Shqipërisë.
Në një vend të pavarur, jeta rregullohet në bazë të ligjeve, Kushtetutës. Meqë ky vend mëton se është demokraci shumë nga ligjësitë e tij, mos të tëra janë në përputhje me vendet e Bashkimit Europian, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet.
Por, ndryshe ndodh në shtetin e Rilindjes, ku demokracia, liria e shprehjes, veprimit, aktiviteti politik, fetar dhe mediatik varen nga humori, interesat e pushtetit të Edi Ramës dhe rrezatimi i tyre tek dallkaukët që ka poshtë. Prandaj, shprehja “Hë më, se dava turku ishte!” duhet shqipëruar si “Hë më, se dava pavarësie ishte!”.
Bashkë me deportimin e këtij zotërie, i cili mbahej në burg pa bërë asnjë faj na deportuan dhe pavarësinë e Shqipërisë sonë, për të cilën kemi guxim të krenohemi. “Hë më, se dava turku ishte!” për ne që kemi zgjedhur të jetojmë në Shqipëri është “Hë më, se dava o sa mirë me qenë shqiptarë ishte!”.
Qysh nga motet e errëta të Enver Hoxhës askush nuk ka guxuar të luajë kaq keq dhe personalisht me mëvetësinë e Shqipërisë. Enver Hoxha vriste, priste deportonte, kur i duhej në Jugosllavinë e Titos. Sot, vendin e tij e zuri ky njeri që ngre supet, më keq se Hashimi, kur nisi të tijët për në Stamboll.
Ky është një moment tjetër, ku duhet të ndalemi, sepse ka të bëjë me shqiptarinë, me besën, me mikpritjen që aq shumë e shesim lart e poshtë nëpër botë. Ua kemi mbushur kokën plot të gjithë kusurit të botës që ne, shqiptarët megjithë mend jemi varfanjakë dhe nuk mbushim dot barkun me bukë, por ama mikun e presim dhe fjalën e mbajmë. Rrekemi të përkthejmë në anglisht shprehje të këtilla si “bukë e kripë dhe zemër” apo “shqiptari po dha fjalën therr djalën” e të mbajmë një natë dimri me këto Llogje Kavaje.
Por, ja që jemi të pabesë. Ai miti që paskemi patur për hebrenjtë nuk vlen një grosh për turqit. Hebrenjtë i paskemi mbajtur dhe ua kemi shpëtuar lëkurën në kohë të nazistëve, por turqit i dorëzojmë si cjapi te kasapi.
Kjo është e vërteta e Hashimit dhe e Edit e përderisa nuk bëjmë “ciu” ne, besëdhënësit duhet ta presim akshamin si të pabesë. Atë kafshatë që na jep qeveria atë duhet të kapërdijmë, ndaj ta lëmë mënjanë thirrjen “a pret miq o i zoti i shpisë?”, sepse jo vetëm nuk presim, por edhe të vrasim me bukë në gojë.
Prandaj, andej nga Anadolli prej shekujsh na thonë: “toka e të pabesëve”./27
Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.…
Pikat rikthehen fuqishëm këtë sezon, duke treguar se ky print klasik kurrë nuk del nga moda. Elegante, argëtuese dhe të…
Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në…
Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa…
Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45. Formacioni zyrtar i Shqipërisë…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen…