Categories: Uncategorized

Tirana po “shpërthen” nga infeksioni, epidemiologu sqaron çfarë po ndodh në zemër të Shqipërisë

Nëse shkalla e infeksionit është 7 për qind në kryeqytet, atëherë edhe vdekshmëria nuk është 4.8 për qind, por 0.001 për qind. Në një postim në rrjetet sociale, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën aktuale dhe kryesisht atë që po ndodh aktualisht në Tiranë.

Sipas tij, nisur nga statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, ku vetëm në Tiranë janë konfirmuar nga hetimi epidemiologjik 1106 raste me COVID19 dhe nga këto 53 kanë ndërruar jetë, atëherë shkalla e vdekshmërisë rezulton 4.8 për qind.

Të lidhura

None found

Por nëse do t’i referoheshin studimit të kryer nga dy profesorët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, ku 7 për qind e popullsisë në kryeqytet ose rreth 60 mijë qytetarë mendohet se e ka kaluar sëmundjen, atëherë shkalla e vdekshmërisë nuk është më 4.8 për qind, por 0.001 për qind.

“Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, 6 deri në 7% e popullatës së Tiranës shfaq antitrupat. Kjo tregon: Së pari, sipas burimeve zyrtare, në Qarkun e Tiranës janë identifikuar 1.903 raste me COVID-19, nga të cilët 1.063 janë shëruar, 53 kanë vdekur dhe 787 janë raste aktive.

Por, në Qarkun Tiranë jetojnë 842.981 qytetarë (INSTAT 2020), nga të cilët, nëse të dhënat janë të përgjithësueshme, duhet ta kenë kaluar sëmundjen 50.579 – 59.009 persona. Hetimi epidemiologjik, si në çdo shtet, ka gjetur vetëm një fraksion të këtyre rasteve.

Si rregull, rastet aktive nuk duhen përfshirë pasi nuk kanë zhvilluar ende antitrupa, pra, në të njëjtën periudhë 1106 persona janë identifikuar me COVID-19, ose 1.106/842.981 = 0.13%. Pra, hetimi epidemiologjik ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46-53 raste, ose 1.87-2.19% të rasteve, ngjashmërisht me vlerat e Lombardisë në Itali. Asnjë çudi! Së dyti, çfarë do të thotë kjo për vdekshmërinë? Nga rastet që kanë pasur një përfundim (shërim apo vdekje), në total 1106, fatkeqësisht 53 nuk kanë mbijetuar. Si rrjedhojë, vdekshmëria në sy të parë është 53/1106 = 4.8%. E tmerrshme, apo jo? Por tani dimë që rastet nuk ishin 1106, por 50.579 – 59.009. Pra, vdekshmëria shkon nga 53/59.009 = 0,0009% deri në 53/50579 = 0.001%”, ka shkruar Alimehemti në rrjetet sociale.

të fundit

Teliti opposes fiscal package: Burden to rise by €200 million in 2027, VAT cut does not guarantee lower prices

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke deklaruar se pavarësisht uljes…

31 seconds ago

Electoral reform: Berisha calls on opposition parties to unite, says shared interest comes before the Democratic Party’s and backs open lists

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…

50 seconds ago

Mickoski: North Macedonia government reshuffle expected to conclude in November, VLEN’s positions unchanged

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive.…

1 minute ago

IQMT monitors online trade, fines postal companies and individuals

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe…

1 minute ago

One month of pretrial detention for four minors suspected of attempted murder

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një…

2 minutes ago

Teliti kundërshton paketën fiskale: Në 2027 barra shtohet me 200 mln euro, ulja e TVSH-së nuk siguron çmime më të lira

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke deklaruar se pavarësisht uljes…

3 minutes ago