Categories: Uncategorized

Tirana nën “pushtetin” e zjarrit, në flakë pika e grumbullimit të skrapit

Një zjarr ka përfshirë një pikë skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit. Nuk dihet ende se si është shkaktuar zjarri ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash.

Faxweb.al raportoi më parë se një vatër tjetër zjarri është aktive në zonën e Laprakës, ku njerëzit janë në panik pasi ndodhet pranë kabinës së tensionit të lartë. Flakët nuk janë shuar ende, ndërsa zjarrfikëset janë telefonuar por nuk reagojnë për këtë ngjarje.

Të lidhura

None found

Banorët ankohen se është mbytur vendi në tym dhe ndihen të rrezikuar. Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish.

Gjatë fundjavës ka pasur vatra aktive në disa zona të jugut, më konkretisht në zonën e Ksamilit në Sarandë.

të fundit

Asllani i zhgënjyer nga 0-0 me Izraelin: Ndaj Irlandës synojmë vetëm fitoren

Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova duhet t’i kërkojë vetëm pikët e plota me Irlandën, ndërsa është i dëshpëruar me…

5 minutes ago

Vojvoda pas barazimit ndaj Izraelit: Krijuam raste, por nuk shënuam

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i dëshpëruar pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, duke theksuar se…

11 minutes ago

Foda: Humbëm mundësinë për të shfrytëzuar rastet

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për rastet që nuk i shfrytëzoi skuadra sidomos në pjesën e…

17 minutes ago

Majko, Braçe dhe Xhafaj kundërshtojnë kërkesën e Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka shkaktuar kundërshti brenda…

19 minutes ago

Në një shkollë të mesme në Tetovë, policia ndalon 15-vjeçarin me pistoletë “Zoraki 918-G

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është…

20 minutes ago

Ademi: Pushteti OBRM-PDUKM-VLEN i krijoi kushtet për hyrjen e bankës serbe

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp ka paraqitur një sërë vendimesh…

21 minutes ago