Pas deklaratës së kryedemokratit Basha se Rama i ka ofruar pozicionin “kryeministër” dhe ai vetë të ishte “president” ka reaguar kryeministri Rama.
Basha tha se prej dy muajsh Rama i ka dërguar ndërmjetës çdo ditë për të bërë pazare.
“Ti kryeministër dhe unë president”, ishte ky propozimi i Ramës për Bashën, që kreu i demokratëve e tha sot publikisht.
E ndërsa kreu i qeverisë ia kthen se populli është i mençur dhe di kë të zgjedhë.
Reagimi i plotë:
“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.
Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!
Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”.
Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…
Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…
Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…