Categories: Uncategorized

Thyen rregullat e “shtetrrethimit”, 5 shoferë përfundojnë në pranga

Vazhdojnë akoma me intensitet patrullimet në rrugë për monitorimin e zbatimit të rregullave kundër koronavirusin.

Me një njoftim për mediat, Policia sqaron se tre drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në gjendje të dehur në timon, ndërsa dy të tjerë kundërshtuan policinë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.

Njoftimi i plotë

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe në shkelje të urdhrit për ndalim qarkullimi, si dhe 2 të tjerë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Në Durrës procedohet penalisht 1 drejtues mjeti, për mosbidje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, oficerët e Policisë Rrugore kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht:

Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l.

Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën policiarrugore@asp.gov.al, kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre.

të fundit

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

28 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

50 minutes ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

3 hours ago