Policia e Devollit ka parandaluar një konflikt midis personave që rrezikonte të përshkallëzohej në një krim të mundshëm.
Sipas policisë një shtetas i cili duhet të ishte në “arrest shtëpie” ka thyer masën dhe është konfliktuar me babë e bir duke i lënë të lënduar.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.
Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…