Categories: Uncategorized

“Thellohet skandali i vjedhjes me tenderat sekretë”, PD sërish akuza të rënda ndaj qeverisë

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk heq dorë nga akuzat ndaj qeverisë për tenderat që po shfrytëzohen në kuadër të Covid-19.

Ai ka theksuar se “pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete”.

DEKLARATË E PLOTE

Dy ditë më parë, ne denoncuam
një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci.

Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë.

Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar.

Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë.

Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete.

Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë.

Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.

Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar.

Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.
1. Të publikojë kontratat sekrete dhe
2. T’i anullojë çmimet e tyre skandaloze!

Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë një testim me 4fishin e çmimit të tregut. Edi Rama e ka për detyrë t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen.

Me këto para të vjedhura, mund të blihen shumë më shumë kite për të testuar qytetarët që dalja nga kriza mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë! /albeu.com/

të fundit

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në…

5 minutes ago

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u…

24 minutes ago

Hetimet ndaj Veliajt/ Sot në GJKKO raportojnë prokurorët e SPAK-ut për informacionet dy mujore, ja kur do paraqitet në Gjykatën e Lartë

Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të…

1 hour ago

E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet

Ish-banorja e "Big Brother Vip 4" Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë…

2 hours ago

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

  Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…

2 hours ago

Në 2024 popullsia e re në moshë pësoi tkurrje, Shqipëria me 29 mijë të rinj më pak

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024, popullsia e re në moshën 0-29-vjeç u tkurr me 29 mijë e…

2 hours ago