Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para medieve pas intervistimit të sotëm që ishte rrjedhimisht dita e katërt e intervistimit të tij në Dhomat e Specializuara.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pas intervistimit të tij të ditës së katërt se ka dhënë dëshmitë e tij para prokurorit dhe gjykatësit, raporton lajmi.net.
None found
Thaçi ndër të tjerash tha se ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi që është pretenduar dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
“Unë sapo e përfundova dëshminë time para prokurorit të Dhomave të Specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarime e mia për të gjitha çështjet që ndërlidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mia për paqe, stabilitet për zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar që të sqaroj dhe të japë informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Përkundër faktit se dëshmia ime ka zgjatur shumë, unë konsideroj se kemi pasur seanca produktive. Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të ndershme ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara. Në çdo rast më lejoni të theksoj se lufta jonë ka qenë e drejt sepse ka qenë luftë për liri. Pikërisht se ishte luftë e drejt, ne kemi pasur mbështetjen e botës demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, rrugëtim ky që ka zgjatur i suksesshëm, i përbashkët tash e dy dekada dhe do të jetë i përjetshëm. Pikërisht përpjekjet për të rishkruar historinë, përpjekjet për të njollosur luftën tonë të drejtë janë gjithashtu përpjekje për të njollosur intervenimin humanitar të NATO-s në Kosovë. Por e vërteta e jonë e dhimbshme dhe krenare është e pastër si loti. Ndërsa historinë tonë nuk do të mund ta ndryshoj askush. Ajo është e drejtë, është e pastër dhe jemi krenar. ”, theksoi Thaçi, raporton lajmi.net.
Ai po ashtu deklaroi se gjatë këtyre katër ditëve nuk është pyetur asnjë herë për pretendimet e raportit të Dick Martyt.
“Unë sonte nuk e kam të drejtën që të flas lidhur apo të jap ndonjë informacion në lidhje me dëshminë time tash e 4 ditë. Mund t’ju konfirmoj se deri më sot nuk jam pyetur në lidhje me këto pretendimet në asnjë rast”, deklaroi Thaçi.
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...] Read More... The post…
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…