Categories: Uncategorized

Tha se qeraste femrat me Whisky, Kostaq Papa: Jam deputeti më i varfër në atë Kuvend

Deputeti Kostaq Papa ka qenë në një lidhje skype në Fax news, ku është shprehur se është deputeti më i varfër në Kuvend, për shkak të rrethanave familjare që nuk preferoi ti bënte të ditura. Papa tha se edhe pa marrë një vendim nga Kuvendi për përgjysmimin e rrogave, vetë ai e kishte vendosur që të jepte para për njerëzit në nevojë.

“Unë jam deputeti më i varfër në atë Kuvend, por kisha vendosur, pa dalë urdhëri, që të jepja një pagë timen, kjo do të ishte gjëja më e pakët që mund të bëja unë si një qytetar publik. Unë kam jetuar në 30 qytete të ndryshme të vendit, ku jam përpjekur që të bëj diçka për të jetuar, shkova në Sarandë dhe përshtata një banesë, edhe pse nuk ka kushte të mira, kështu kam bërë edhe në Tiranë dhe në Elbasan. Edhe sot që jemi duke lyer shtëpinë, improvizova një studio, që të mund të flisja me ju dhe me qytetarët”, tha Papa.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarja, për deklaratën e tij të bujshme se qeraste femrat me uiski kur ishte i ri, Papa tha se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti, dhe se ai vetë është shumë i sjellshëm me gratë.

“Unë kam më shumë se 30 vite në politikë, kam hyrë në politikë me pantallona të shkurtra. Unë nuk pi as kafe, as duhan, e as uiski, u keqinterpretua konteksti i asaj që unë thashë, menduan se do të bëhej deti kos politikanët, dhe më sulmuan. Goditja nuk ishte për mua, por për tjetërkënd, unë jam një njeri i sjellshëm me femrat. Unë nuk e prisja që të ma bënit këtë pyetje, ishte një grup porthalesh që donin të merreshin me këtë, disa që nuk quhen as gazetarë”, u shpreh deputeti, që shtoi se në rast se do të bëhej një Veting në Kuvend, ai ishte i vetmi që do të mbetej.

“Jam gati të sfidoj këdo që në qoftë se bëhet Vetingu në politikë, atëherë unë do të isha deputeti i vetëm që do të mbetej në Kuvend. Pasi nuk kam marrë asnjë para publike, unë nuk jam i rastësishëm në Kuvend, mbaj shënime, nuk shkoj as për kafe, kam qenë në të gjitha seancat”, deklaroi Papa.

të fundit

NYT: Moska kërkon që NATO-ja të kthehet në pozicionet e para vitit 1997 dhe të largojë trupat nga Polonia e Baltiku

Rusia ka rikthyer në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkesat e saj të vjetra ndaj NATO-s,…

4 minutes ago

Mickoski vëren shenja rimëkëmbjeje, Filipçe e rendit ekonominë në fund të Evropës

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se prodhimi industrial shënon tendenca pozitive, ndërsa qarkullimi në industri është rritur për më shumë…

5 minutes ago

Asllani synon tri pikët ndaj Bjellorusisë: Trajneri kërkon lojë agresive

Në prag të ndeshjes Bjellorusi – Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C, ka folur në zonën e…

9 minutes ago

Ronaldinho drejt rikthimit në fushë, një moment nga stërvitja mahnit tifozët

Ronaldinho po përgatitet për një rikthim të veçantë në futbollin aktiv, pasi ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën italiane…

9 minutes ago

Mikautadze synon Barcelonën, Deco e kishte në listën e alternativave gjatë verës

Georges Mikautadze ka shprehur sërish dëshirën për të luajtur te Barcelona, duke zbuluar se gjiganti katalunas ka qenë skuadra e…

10 minutes ago

Shehaj në protestë: Reforma Zgjedhore po përdoret për të ruajtur pushtetin, ndryshimi nuk pengohet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se po përgatit pazarin e radhës përmes Reformës…

28 minutes ago