Categories: Uncategorized

Tetë ministra shqiptar në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim më në fund publikoi edhe emrin e ministrit të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës me çka kompletohet edhe përbërja e qeverisë së re e cila duhet të votohet në Kuvend.

Propozimi i tyre është Jeton Shaqiri, profesor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.

Të lidhura

None found

Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më 2 shtator. Pasi të premten u zgjodh Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit, tani pritet ditëve në vijim të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Në Qeverinë e re, siç paralajmëroi mandatari Zoran Zaev, në vend 26, sikurse deri më tani, do të ketë 19 ministra apo shtatë më pak.

Propozimet për ministrat e rinj janë publikuar të mërkurën pasi paraprakisht ishte zyrtarizuar koalicioni midis LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik.

Nga radhët e LSDM-së në përbërje të Qeverisë së re hyjnë Oliver Spasovski i cili do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska e cila do të vazhdojë ta udhëheqë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa propozimi për ministër të ri të Drejtësisë është Bojan Mariçiq.

Bllagoj Boçvarski do ta drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpaska Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Irena Stefkova do të jetë ministre e re e Kulturës. Venko Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, ndërsa zëvendëskryeministrja Milla Carovska do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Shefi i deritanishëm i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër i obliguar për Çështje Evropiane. Fatmir Bytyqi do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Lupço Nikollovski zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Bashkimi Demokratik do t’i drejtojë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Do të ketë edhe zëvendëskryeministër dhe ministër për sistem politik. Propozimi i Bashkimit Demokratik është Artan Grubi të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Naser Nuredini i Mjedisit Jetësor. Poashtu edhe Besa e Bilall Kasamit do të drejtor Ministrinë e Bujqësisë.

Propozimet për ministra të rinj të mërkurën u miratuan nga organet më të larta të dy partive.

Mandatari Zaev nga ekipi qeveritar pret punë, llogaridhënie dhe përgjegjësi.

“Do të respektoja punë edhe mbi tetë orë. Pres fokusim të plotë pasi na pret një periudhë e papërsëritshme. Puna e dytë është llogaridhënia dhe përgjegjësia”, deklaroi Zaev të mërkurën pas seancës së Këshillit Qendror të partisë.

Paralajmëroi edhe përgjegjësi për secilin i cili do të gabojë para ligjit pa dallim nëse është ministër ose jo.

“Pres prej kuadrove të ndërmarrin përgjegjësi gjithmonë. Ky është mesazhi”, tha Zaev.

të fundit

Pirlo në krye të listës për kombëtaren italiane, Maldini e konsideron zgjedhjen ideale

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas emërimit të Paolo Maldinit…

52 minutes ago

Liverpooli gati të subvencionojë pagën e Slotit për ta sjellë në krye të Holandës

Liverpooli është i gatshëm ta ndihmojë Arne Slotin të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke mbuluar një pjesë të…

2 hours ago

Terry: Bellingham po dominon si Zidane dhe po mbart mbi supe shpresat e Anglisë

Legjenda e Anglisë, John Terry, ka bërë një krahasim të madh për Jude Bellinghamin, duke thënë se mesfushori i Real…

3 hours ago

Mesazh sfidues nga Rabiot: Franca më e fortë se kurrë, pa frikë ndaj Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…

3 hours ago

Pushimet e hidratimit, burimi i ri miliardësh i FIFA-s – revolucioni që po ndryshon futbollin

Revolucioni më i madh i Kupës së Botës 2026 nuk ka të bëjë me formatin e ri të garës apo…

4 hours ago

Sara Mila: PS and Rama Will Not Resign, Everything Is Going Well, We Are Heading Toward the EU

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron…

4 hours ago