Categories: Uncategorized

Terrorizoi banorët e plagosi dy të rinj, si po “lufton” policia me 71-vjeçarin në Elbasan

Një ngjarje tragjike po ndodh në këto momente në Elbasan, në lagjen 11 Nëntori, ku një 71-vjeçar ka qëlluar me breshëri automatike ndaj një patrulle policie.

Nga ky sulm janë plagosur dy kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç.

Të lidhura

None found

Ngjarja:

I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë.

Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA., të cilat pritet të ndërhyjnë.

Shtetasi në fjalë gjendet në këto momente në banesën e tij ku mësohet se është rrëthuar nga policia dhe në zonën përreth është ndërprerë energjia eletrike.

Pritet nga minuti në minut ndërhyrja me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari.

Autoritetet policore, kanë 3 skenarë të mundshëm.

“E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit. Nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut.

Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojë sipas policisë, duke mos saktësuar nëse do të merret një veprim duke tentuar edhe plagosjen e tij në mënyrë që të dorëzohet.

Por deri më tani duket se negociatat nuk kanë shkuar aq mirë, pasi 71-vjeçari është dëgjuar të bërtasë shpesh nëpër banesë. Nuk del më ballkon siç dilte në momentet e para dhe nuk ka pamje vizuale ende për policinë.

Familjarë dhe oficerë të policisë po negociojnë për dorëzimin e tij, por siç duket ai vazhdon t’i kërcënoj se do t’i qëllojë, pasi siç thashë, ka në dorë një pistoletë dhe një kallashnikov dhe siç duket në momente të caktuara ai qëllon ku ndjen praninë e policisë pranë banesës së tij”. /albeu.com/

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago