Njësia për Teknologjinë dhe Ndërlidhjen në Turqi i ka vendosur gjoba të majme tre operatorëve të telefonisë celulare me argumentin se kishin penguar komunikimin e qytetarëve në një situatë tërmeti siç ishte ai i 25 shtatorit 2019 në Stamboll.
Pas hetimeve, njësia në fjalë, e ngjashme me Autoritetin e Konkurrencës në Shqipëri, konstatoi se qytetarët u lanë për një kohë të gjatë pa shërbim telefonie dhe interneti duke mos mundur që të komunikojnë me njeri-tjetrin.
Tre kompanitë, Turkcell, Vodafone dhe Turk Telekom morën respektivisht 2 milion lira (307 mijë euro); 2.4 milion lira (370 mijë euro) dhe 15 milion lira (2.3 milion euro). Në total, tre kompanitë u gjobitën me 19.4 milion lira (rreth 3 milion euro).
Në 25 shtator të vitit të shkuar, Stambolli u shkund nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Richter duke shkaktuar më tepër së dëme, panik tek qytetarët, të cilët morën celularët për të komunikuar me të afërmit e tyre.
Por, sipas Njësisë për Teknologjinë dhe Ndërlidhjen në Turqi, kompanitë celulare nuk kishin infrastrukturën e tillë për të mundësuar komunikimin duke bërë që qytetarët të përballeshin me shkëputje të linjave.
E njëjta situatë ndodhi edhe në Shqipëri, por Autoriteti i Koinkurrencës këtu nuk e pa të arsyeshme të ndërmerrte ndonjë hetim ndaj kompanive celulare.
Kur ra tërmeti i 26 nëntorit, pati probleme të mëdha me komunikimin kryesisht në zonat e prekura.
Askush nuk mundi të komunikonte gjatë orëve të para të tërmetit duke shkaktuar alarm dhe frikë për të afërmit tek banorët.
Pavarësisht kësaj, Autoriteti i Konkurrencës, të paktën deri më tani nuk ka nisur ndonjë hetim për të verifikuar nëse kompanitë i kanë apo jo kapacitetet e duhura për të mundësuar komunikimin pa shkëputje të abonentëve të tyre. /albeu.com
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…