Categories: Uncategorized

“Tërmet brenda çadrës se djali sa ishte fejuar”, Rama tregon të pathënat nga Thumana

Kryeministri Rama ka shkuar ditën e sotme në familjen Baruti në Maminas, përfitues të qirasë pasi shtëpia iu bë e pabanueshme nga tërmeti.

Rama i garantoi familjarët se shtëpia e tyre do të rindërtohej shumë shpejt, ndërsa i siguroi familjarët se banesat e reja do të jetë shumë cilësore dhe me izolim nga zhurmat.

Shembull për këtë, Rama mori një ngjarje që i kishte ndodhur pas tërmetit me një djalë të sapo fejuar.

Sipas tij, një çift i sapofejuar kishte ndarë çadrën në mes, ku nga njëra anë qendronin ata dhe në anën tjetër prindërit.

Pjesë nga biseda në familjen Baruti:

Edi Rama: Uluni uluni si në shtëpinë tuaj. E mirë qenka shtëpia. Shtëpia tjetër është e dëmtuar

Kryefamiljari: Ju falenderojmë shumë

Edi Rama: Tani si shtëpia jote s’ka, por kjo tani është e përkohshme, atë tjetrën do e bëjmë më të mirë se çe kishit.

Kryefamiljari: Ishim në shtëpi me djalin, dy pleqtë, tri nuse dhe dy kalamajtë

Edi Rama: Do e bëjmë tamam.

Kryefamiljari: Shumë faleminderit.

Edi Rama: Bashkia e Shijakut ka punuar në mënyrë shembullore, kemi projekte shumë të mira këtu. Të hënën dhe të martën do të hapet gara, brenda muajit do kemi rezultatet dhe në maj do nisë puna për ndërtimin e shtëpive. Hajde gëzuar, jepja mamit, shërbeji mamit (I jep gotën me lëng). Sa vjeç je ti?

Edi Rama: Të falenderosh Zotin çdo ditë që e ke, jo po po. Ta bësh. Po i mirë është ë i urtë… e keni kolauduar marrëdhënien. (i flet për bashkëshortin).

Gruaja: Deri tani mirë kena ec.

Nusja: Shumë mirë kanë ec.

Edi Rama: Fjalë të mira po dëgjoj. Se vajta tek njëri unë, në çadër, kishin ndarë çadrën në mes. I thashë ça bën? Më tha, s’do pres tërmetin unë, unë u fejova kur ra tërmeti… tërmet brenda dmth. Kështu që edhe ju, do vijë i 15-i, i 16-i. Edhe shtëpia e re, do të jetë e izoluar që të mos dëgjohet zhurma e tërmetit nga dhoma tjetër.

Banori: Si e atij në çadër?

Edi Rama: Po si e atij. (qesh).

të fundit

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

13 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

16 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

28 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

37 minutes ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

1 hour ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

1 hour ago