Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët tentuan të kalojnë në Britani me anë të dokumenteve greke të falsifikuara.
Mësohet se ka qenë ora 18.30, kur po bëhej kontrolli për verifikimin e dokumeteve të pasagjerëve të në fluturimi për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet.
Mediat italiane bëhnë me dije se policia ne aeroportin e Catanias u vuri prangat dy femrave me iniciale të huaja, D.O dhe D.X. Shqiptaret u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumenteve duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.
Me pas ekspertët përmes pajisjeve teknike arritën të verifikojnë se dokumentet ishin false. Ndërkaq, në bagazhe iu gjetën dokumentet shqiptare, të fshehura mes sendeve të tjera personanale. Pas shoqërimit të tyre, policia bëri të ditur se do të hetohen në gjendje të lirë.
Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…