Categories: Uncategorized

Tentuan të shfrytëzonin kaosin në Kakavijë për të kaluar drogë, dy në pranga një në kërkim

Kanë rënë në prangat e policisë së Gjiorokastrës dy persona të cilëve u është sekuestruar një sasi prej 21 kg kanabis. Ndërkohë, në kërkim është shpallur një tjetër shetas që dyshohet të ketë lidhje me dy të parët.

K. M, 22-vjeç, banues në fshatin fshatin Karjan në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike. Dh.K., 48-vjeç banues në Kote dyshohet se ka qenë personi që ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

Ndërkohë shtetasi me inicialet J.K, i cili është shpallur në kërkim dyshohet të jetë organizator i ngjarjes.

Mësohet se personat në fjalë tentuan të shfrytëzonin kaosin në doganën e Kakavijës për të trensportuar asinë e drogës.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Fluksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, njofton policia.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago