Categories: Uncategorized

“Tentoi t’i jepte fund jetës”, flet nëna që e martoi vajzën 15 vjeç

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Shqipja rrëfeu në studio se kur vajza e saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri në momentin kur vajza lindi dhe ata kuptuan se vogëlushi ishte me epliepsi. Aty filluan edhe vuajtjet e Sarës për shërimin e djalit të saj. Familja e burrit nuk e përkrahte, madje edhe burri pas një periudhe kohe mbështeti prindërit dhe jo përpjekjet e Sarës për kurimin e djalit.

Shqipja tregon se nga presioni i madh, vajza e saj tentoi të vetëvritet duke pirë edhe ilaçe. Katër ditë Sara luftoi me jetën në spital, por Zoti bëri mrekulli me të dhe ajo arrit të shpëtonte. Ajo së bashku me vogëlushin, pas daljes nga spitali largohet nga burri dhe familja e tij dhe shkon të jetojë me prindërit. Në studio mamaja e saj i kërkon falje dhe gjithashtu i bën edhe një premtim vajzës.

Të lidhura

None found

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ndodhi?

Shqipja: Ata vazhduan prapë të njëjtën histori. Se dilte me fëmijën, donte t’i blinte fëmijës lodra, gjëra. Ajo vjehrra gjithmonë i thoshte gocës, mos i bli se ai nuk ecën, nuk flet, pse e çon tek spitali?

Ardit Gjebrea: Si e përjetonte Sara këtë?

Shqipja: Shumë keq e përjetonte, sa një ditë ajo u ndje shumë keq. Kur i bleu një biçikletë djalit dhe i tha e vjehrra: Pse ja blen ai nuk ecën, ç’e donte atë biçikletë djali, ai nuk ecën dhe nuk ka për të ecur. Dhe ajo nuk mendoi asnjë gjë Ardit..

Ardit Gjebrea: Dhe?

Shqipja: Ajo përfundoi në spital!

Ardit Gjebrea: Si e more vesh ti?

Shqipja: E mora vesh nga kunata. I bija telefonit dhe nuk ma hapte, nuk më përgjigjej. Më mbrapa e hapi dhe tha Sara nuk dihet mirë, se ka pirë ilaçe tha.

Ardit Gjebrea: Pra Sara donte t’i jepte fund jetës?

Shqipja: Po Ardit, donte t’i jepte fund jetës se u lodh nga kjo gjë. Por kur e pashë gocën në atë gjendje: Boll thashë, goca ime nuk shkon më aty.

Ardit Gjebrea: Sara ka kaluar 4 ditë të tmerrshme në shtrat, spital, duke luftuar me vdekjen dhe Zoti donte ta shpëtonte dhe e shpëtoi.

Shqipja: Zoti dha një mrekulli për mua shumë.

Ardit Gjebrea: Për ta patur ju pranë, por mbi të gjitha djali i saj,

Shqipja: Mora gocën nga spitali, vajta mora djalin tek njerëzit e burrit të gocës me gjithë gocën se thoshte vajza: Nuk shkoj në shtëpi pa djalin, unë pa Sabianin nuk shkoj në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka kaluar nga kjo histori?

Shqipja: 8 muaj!

Ardit Gjebrea: Si është sot Sara?

Shqipja: Sot është shumë më mirë. Për mua është faleminderit Zotit!

Ardit Gjebrea: Pse e ke thirrur sot Sarën?

Shqipja: Sarën sot e kam thirrur që t’i kërkoj falje shumë, se padashje jo sesi kam qëndruar pranë, por jo shumë, por tani e më mbrapa do na ketë shumë përkrahje Sara.

Sara përlotet kur shikon në anën tjetër të ekranit mamanë e saj: Nuk e prisja kurrë. Familja ime nuk dua të ndihet keq për këtë gjë që më ka ndodhur, se gjithkujt mund t’i ndodhi. Në fakt jam shumë krenare që kam një familje aq të mirë dhe që më ka mbështetur deri më sot. /tvklan.al

të fundit

Lamine Yamal i bindur se Barcelona është më e mira në botë dhe mund ta fitojë tripletën

Lamine Yamal dukej shumë i sigurt kur u pyet nëse mendonte se Barcelona mund ta fitonte tripletën këtë sezon, duke…

1 minute ago

Kur ngrihet rinia, dridhet qeveria/ Protesta e studentëve në Tiranë, Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS

Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e…

14 minutes ago

Gjykata federale i kundërvihet Trump: CNN, MS NOW dhe Politico rifitojnë përkohësisht aksesin në Shtëpinë e Bardhë

Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur që administrata amerikane të lejojë sërish aksesin e gazetarëve të CNN, MS NOW…

16 minutes ago

Kane arrin rekordin e Muller dhe hyn në elitën e dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së Champions-it

Harry Kane ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve…

16 minutes ago

Arsenali kërkon në Itali – në shënjestër talenti i Interit

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Interit, Andy Diouf, gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, londinezët përballen…

20 minutes ago

Rasti i Iva Mihailovës, Radukov: Dimensioni humanitar nuk duhej të politizohej

Që në fillim, rasti i Iva Mihailovës ishte humanitar dhe nuk duhej të shndërrohej në politik, tha dje për mediat…

24 minutes ago