Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia. Mësohet se një 37 vjeçar është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij janë shpallur në kërkim pas një tentative për trafikim.
ai ka tyentuar me anë të dhunës të trafikojë bahskëjetuesen e tij dhe vajzën e tij të mitur në Gjermani por fatmirësisht është zbuluar.
Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Tentoi të shfrytëzojë për prostitucion ndërmjet mashtrimit, dhunës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur, vihet në pranga 37-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunetori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.
Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.
Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.
Këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash…
Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e…
Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar,…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni…
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…