Categories: Uncategorized

Tentoi të plagosi me kaçavidë zyrtarin e ADZM-së, vihet në pranga 27-vjeçari

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ka kanosur me kaçavidë dhe ka tentuar të plagosë në bark përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, si bashkëpuntorë të 27-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë: Kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 27-vjeçari.

Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, bashkëpuntorë të 27 vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”,

“Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

Këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

të fundit

Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës

Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…

2 hours ago

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…

2 hours ago

Kurti Rejects LDK’s Demands: No Agreement Can Override the Will of the People

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…

2 hours ago

Krasniqi Attacks Opposition: “Radoičić’s Friends” Came to Their Aid

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…

2 hours ago

Tonight’s Session in Doubt, Opposition Says Plenary Hall Is Locked

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…

2 hours ago

Horoskopi 8 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…

2 hours ago