Categories: Uncategorized

Tentoi të ndryshonte dëshminë e vajzës, arrestohet avokati i Agron Begos

Policia ka arrestuar ditën e sotme avokatin e profesorit Agron Bego, pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga klienti i tij.

Arrestimi i tij erdhi pas videos që u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”. Në video avokati rrëfen se po përpiqej të ndryshonte dëshminë e vajzës së ngacmuar, për ta liruar klientin e tij nga burgu.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual””, thuhet në njoftimin e policisë.

Biseda e avokatit me shokun e vajzës:

Shoku i vajzës- Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos – Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos- Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës- Më thuaj!

Avokati i Agron Begos- Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës- Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos- Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës- E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos- Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës- Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç… Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia… Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me Avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

Shoku i vajzës- Po ajo është!

Avokati i Agron Begos- Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra!

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

4 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

16 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

33 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

39 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

60 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

1 hour ago