Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka kallëzuar rojen e burgut 313, pasi natën e ndërrimit të viteve, në 31 Dhjetor tentoi që të fusë pije alkoolike dhe produkte ushqimore në qelinë e Emiljano Shullazit.
Plani i Shullazit për të pritur Vitin e Ri me alkool dështoi, ndërsa roja, pasi u zbulua u kallëzua penalisht, sipas burimeve nga prokuroria.
Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.
Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës, cështja vijon që të shtyhet.
Drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili pak kohë më parë u kërcënua me jetë. Kërcënimi dyshohet se erdhi si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili vuri në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”. Një gjë e tillë duket se solli rebelimin dhe kërcënimin e tij me jetë./shqiptarja.com
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar Prokurorët e Prokurorisë së…
Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Poroçan. Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një viktimë.…
Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…
Ditën e sotme, është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje, ishte dhe ka…
Ditën e sotme, në Bashkinë e Kukësit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen…
Ndërkohë që ka mbetur më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, ku shqiptarët do të zgjedhin…