Categories: Uncategorized

Tentativat për të copëtuar Shqipërinë, si e shpëtoi SHBA tre herë vendin e shqiponjave (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën një rol kryesor në pengimin e ndarjes për të disatën herë të territoreve shqiptare mes fqinjëve të uritur me bekimin e Fuqive të Mëdha.

Abc Story publikoi mbrëmë disa dokumente ku konfirmohej ndërhyrja e fortë e presidentit Woodrow Wilson, i cili i preu rrugën çdo pretendimi të metejshëm të grekëve, serbve, italianëve dhe malazezëve mbi tokat shqiptare.

Madje, dokumentet konfirmojnë se në vitet 1918-1920, SHBA-të jo vetëm që janë investuar për të shpëtuar shtetin shquptar nga copëtimi prej Fuqive të Mëdha, por patën plane të mirëfillta për bashkimin me shtetin mëmë të trojeve të humbura disa vite më parë.

Madje, në dokumentet e publikuara për herë të parë, amerikanët kanë bërë një analizë të mirëfilltë të gjendjes në Shqipëri, nevojave në infrastrukturë që kishte shteti për të mbijetuar, etj.

Tentativa e parë për të ndarë territorin shqiptar ishte ajo e Paktit të Fshehtë të Londrës, ku Shqipëria ndahej mes Greqisë, Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas këtij pakti, zonat e veriut, bashkë me Matin dhe Dibrën i kalonin Serbisë dhe Malit të Zi, jug-lindja i kalonte Greqisë, kurse Vlora me ishullin e Sazanit i jepeshin Italisë. Në Shqipërinë e mesme formohej Shteti Islamik Shqiptar, i cili do të ishte nën kujdestarinë e Italisë.

Por, gjatë punimeve të konferencës së Paqes së Parisit, Presidenti amerikan Wilson ndërhyn duke thënë se Italisë nuk i duhen më pikat kyçe në Adriatik, pasi ato i kishte në rast lufte me Austro-Hungarinë, e cila tashmë nuk ekziston më.

Rasti i dytë është ai i marrëveshjes së fshehtë Tittoni-Venizelos, ku Italia dhe Greqia u morën vesh për të ndarë mes tyre territorin e Shqipërisë. Sërish në këtë rast ndërhyn Presidentin Wilson duke theksuar se këto marrëveshje shkojnë në kundërshtim me parimet për të cilat SHBA-të u futen në Luftën e Parë Botërore.

“Nuk jam i gatshëm të njoh asnjë zgjidhje të padrejtë, të bazuar mbi një traktat sekret, kushtet e të cilit janë të papajtueshme mbi situatën e re të botës”, u shpreh ai.

Por, fuqitë europiane nuk tërhiqeshin. Një tjetër propozim për ndarje shoqërohej edhe me ndërtimin e një hekurudhe nga Serbia në Shqipëri me garancinë e ndërkombëtarëve, e cila do të lehtësonte transportin në Serbinë e jugut.

Këtu do të ndërhynte sërish presidenti amerikan duke i dhënë fund njëherë e mirë pretendimeve të europianëve mbi tokat shqiptare.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë kompensim me toka shqiptare ndaj Jugosllavisë”, shprehet ai.

Kështu iu dha fund pretendimeve të grekëve, serbve, malazezëve dhe italianëve mbi territoret shqiptare duke gëzuar më në fund hartën që kemi sot, e cila gjithashtu është e copëtaur nga Traktati i Londrës.

të fundit

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit, kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat…

4 minutes ago

Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Këtë të hënë, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet në…

34 minutes ago

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 9 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97…

2 hours ago

Parashikimi i motit 9 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e sotme, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në…

2 hours ago

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…

9 hours ago