Categories: Uncategorized

Tensionet Iran-SHBA, rriten masat e sigurisë ne kampin e muxhahedinëve në Manzë

Pas tensioneve në rritje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, janë shtuar masat e sigurisë edhe në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë. Mësohet se siguria me disa nivele në kampin e Manzës është e ngjashme me ato të ambasadave amerikane.

Kampi i Manzës vazhdon të rritet, një kodrinë e tërë me kontejnierë dhe ndërtesa ku strehohen mijëra muxhahedinë iranianë të MEK, kundërshtarë të regjimit të ajtollahëve në Iran. Masat e sigurisë në, brenda dhe përreth kampit janë rritur ndërkohë që tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara janë në rritje.

Vrasja e gjeneralit Kasem Soleimani, komandanti i forcave Al Quds, pjesë e gardës revolucionare në Iran, u pasua me goditje raketash nga Irani kundër dy bazave amerikane në Irak, duke shkaktuar dhjetra viktima. Por muxhahedinët e MEK kanë pasur përvojat e tyre të hidhura me gjeneralin e vrarë. Ata thonë se njerëzit e gjeneralit Sulejmani kishin vrarë vetëm brenda një dite 52 anëtarë të MEK dhe sulmet ndaj kampeve të tyre kishin vazhduar.

Përfaqësuesit e tyre nuk pranojnë të flasin në kamera, sepse mendojnë se paraqitja në media mund të shihet si provokim dhe nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e fushë-betejës. Megjithatë, ata thonë se kanë ndjekur dhe ndjekur gjatë gjithë natës zhvillimet në konfliktin midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. E ardhmja nuk dihet se cfarë do të sjellë, por tani për tani, kampi i muxhahedinëve duket i qetë.

të fundit

Giro d’Italia vjen në Shqipëri, ja rrugët që do të bllokohen

Nga data 9 deri më 11 maj e gjithë Tirana do të “zhytet” në kaos pasi akset kryesore do të…

1 minute ago

Hetimi i krimeve zgjedhore/ Denoncime nga partitë dhe qytetarët, Celibashi zbulon shifrat: 115 materiale kallëzuese në SPAK 35 procedime penale

Ditën e sotme, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,…

28 minutes ago

Zgjodhi buxhetin para Ronit, Big Mama nuk përmbahet ndaj Big Bastës: Njeri i keq

Një tjetër largim në Ferma VIP. Sot me votat e publikut por dhe me vendimin e Big Bastas ishte Roni…

48 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti Begaj pret ambasadorin Lamberto Zannier, ja çfarë u bisedua

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për…

52 minutes ago

Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

Bebe Rexha shkeli për herë të parë tapetin e famshëm të Met Gala, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë…

53 minutes ago

Surprizë në Met Gala 2025! Rihanna në pritje të fëmijës së tretë

Rihanna ka konfirmuar se familja e saj po zgjerohet sërish! Këngëtarja ikonë e hitit Love on the Brain, e cila…

1 hour ago