Efektivë policie dhe punonjës të IKMT-së janë shfaqur paraditen e sotme në zonën e Astirit. Shkak për këtë është bërë lajmërimi që iu është dhënë banorëve për të liruar shtëpitë e tyre deri ditën e hënë, dhe për të nxjerrë prej aty sendet me vlerë.
Të hënën që vjen, pritet që të nisë prishja në lotin e dytë të Unazës së Madhe, ku është parashikuar tëshemben dhjetra banesa, dhe kryesisht biznese të ngritur prej më shumë se 20 vitesh.
Banorët thonë që IKMT nuk iu ka dorëzuar asnjë shkresë, për prishjen e objekteve, ndërkohë që komunikimi ka qenë vetëm verbal.
“Ne nuk pranojmë që ti lirojmë objektet, nuk na kanë sjellë qoftë edhe një letër a një shkresë, këto janë bandë nuk janë shtet. Veprojnë si bandit me qytetarët e thjeshtë dhe të pambrojtur”, shprehet një prej banorëve.
“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të vijnë këtu me ne, nuk ka një shkresë nuk ka një projekt, kanë marrë miratimin dhe duan të shtypin Unazën e Re. I bëj thirrje të gjitha amabsadave, shikojini këta kriminela, që kanë mbushur qeverinë shqiptare.
Du një shkresë shtetërore që të shkoj në gjykata, pastaj a më jepet a jo e drejta është punë e drejtësisë. Damian Gjiknuri është rehabilitu dhe nga segmnente të caktuara nga ana e opozitës. I bëj thirrje doctor Berishës që të marrë në dorë opozitës, pasi kjo opozitë nuk po kujdeset më as për qytetarët e vetë ”, shprehet i irrituar një prej banorëve.
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…