Qeveria ka paralajmëruar ditët e fundit nisjen e liberalizimit të lëvizjes, duke theksuar se situata e të infektuarve me koronavirus është nën kontroll.
Por bashkia e Tiranës nuk është e këtij mendimi. Këtë të mërkurë në buletinin e tenderave është publikuar njoftimi, që mund të konsiderohet dhe horror.
Me argumentin e përballimit të Covid 19 përmes agjencisë së shërbimeve funerale kërkohet të blihet 56 arkivol për fëmijë nën 1 vjeç.
Në fakt kjo është një kërkesë e çuditshme pasi Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më tani janë 21 fëmijë të infektua me Covid dhe gjysma e tyre janë të shëruar.
Por agjencia në varësi të bashkisë së Tiranës shkon edhe më tej. Kërkon blerjen dhe të 75 arkivolëve të mëdhenj dhe 5 më të mëdha se standardi.
Ndoshta dhe këtu kryebashkiaku duhet të dijë informacion shtesë, pasi deri më tani kur thuhet se në Shqipëri ka kaluar piku i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa 11 janë në terapi intensive. Por bashkia e Tiranës parashikon për 80 viktima.
Madje në tenderin e agjencisë janë bërë dhe specifikimet se porositë duhet të dorëzohen në tre faza, dhe brenda 3 javësh, shkruan Oranews.
Horrorit të materialit, a thua se në Shqipëri numri i të sëmurëve në spital, përfshirë dhe fëmijët është i një niveli alarmant, i shtohen dhe fotot ilustruese.
Data e zhvillimit të tenderit do të jetë 24 marsi, kur dhe kompanitë do të duhet të paraqesin dokumentet për të fituar të drejtën që të furnizojnë bashkinë në këtë kohë pandemie.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…